Kontrolle të jashtëzakonshme pas vdekjes së 9-vjeçarit, nuk jepen detaje nga inspektimi

Për momentin në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, në Klinikën e Shtipit dhe tek mjeku amë është duke u kryer inspektim i jashtëzakonshëm për vdekjen e fëmijës 9 vjeçar nga Sveti Nikolla, i cili ndërroi jetë të martën në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

Marketing

Nga Inspektorati i Shëndetësisë nuk dhanë detaje, por vetëm u përgjigjën se “sapo të kryhet inspektimi opinioni do të jetë i informuar”.

Nga Klinika e Shtipit një ditë më parë se fëmija më 14 janar në orët e mbrëmjes ishte dërguar në Repartin për sëmundje të fëmijëve në gjendje të rëndë dhe më pas është transportuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup, ku dhe ndërroi jetë.

Sipas informacioneve fëmija është pranuar në Klinikë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.