Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Kiev, ka vizituar edhe myftiun e Ukrainës, prof.Akhmed Tamim.
“Sot pata nderin të takoj myftiun e Ukrainës, prof. Akhmed Tamim, gjatë vizitës sime në Kiev. Biseduam mbi rolin e fesë dhe bashkëpunimin ndërfetar në kohë sfidash, duke u fokusuar tek rëndësia e solidaritetit dhe mirëkuptimit midis popujve.
Ky takim i frymëzuar na ndihmon të kuptojmë më mirë vlerat universale që na bashkojnë”, ka shkruar ministri Murtezani.