Hendbollistet e Çairit me humbje dinjitoze mbyllën aventurën europiane

Skuadra e Çairit e mbylli aventurën në skenën evropiane me dy humbje ndaj Slavia Pragës.
Hendbollistet tona u mposhtën dje me rezultat 31:20, ndërsa sot në ndeshjen e kthimit, që ishte thjesht formalitet, luajtën disi më mirë, por Slavia Pragë tregoi se ka kualitet dhe triumfoi me rezultat 33:29 (18 :13).

Marketing

Lojtarja më efikase te Çairi ishte Stefanija Gjorgjievska me dhjetë gola, ndërsa Teodora Gulicoska dhe Teodora Dukoska nga gjashtë. Në ekipin fitues doli përfaqësuesja e Maqedonisë, Angela Jankulovska, e cila shënoi dhjetë gola.

Për Çairin, fokusi tani mbetet në skenën vendase, pra në Ligën e femrave dhe në Kupën e Maqedonisë. Skuadra e Latifit në sezonin e kaluar arriti sukses historik, pasi fitoi vendin e dytë në konkurrencën e vetme për femra në seniore dhe luajti në finalen e Kupës.