Hani hudhra për një zemër të shëndetshme

Sëmundjet e zemrës mbeten më problematiket në të gjithë botën, por mund të themi diçka që t’ju bëjë optimistë: të gjitha parandalohen nëse ju arrini ta kapni problemin dhe ta trajtoni seriozisht që në hapat e parë.

Marketing

Studiuesë amerikanë kanë thënë së vetëm duke larë dhëmbët rregullisht ju mund të kontribuoni në parandalimin e atakëve kardiakë. Nuk është asnjëherë vonë për të filluar një rrugë të mbarë për sa i përket shëndetit.

Më poshtë lexoni tre nga komponentët kryesorë që ndihmojnë në parandalimin e atakëve kardiakë:

Konsumoni hudhër çdo ditë!

Disa fruta dhe perime kanë të njëjtat përmbajtje që kanë disa nga medikamentet që përdoren për të shëruar sëmundjet e zemrës. Kështu që, sigurisht, është shumë e rekomandueshme që të konsumohen sa më shpesh. Por një nga ushqimet kyçe është hudhra. Hudhra ka një efekt të drejtpërdrejtë te veshkat pasi ndryshon nivelin e hormoneve që lidhen me veshkat, por së fundi është provuar se ato ndihmojnë edhe zemrën duke rregulluar qarkullimin e gjakut.

Flini mirë, por jo më shumë se ç’duhet

Netët pa gjumë shoqërohen edhe me shtimin e rrahjeve të zemrës me një presion më të lartë gjaku, që kanë efekt te zemra. Ata që flenë më pak se 6 orë në ditë kanë 48% më shumë shanse për sëmundje të zemrës sesa pjesa tjetër. Pagjumësia çon direkt në sëmundje të trurit nga stresi i akumuluar, çka e bën zemrën të punojë më shpejt dhe jo në ritmet e saj normale, shkruan blitz.al. Gjithsesi, edhe gjumi i tepërt ka pasoja negative te zemra. Nëse ju flini më tepër se 9 orë në ditë, atëherë keni 50% më tepër mundësi për të pasur sëmundje të zemrës.

Gjithashtu, mundohuni që të mbani një dietë mesdhetare, e cila konsiston në më pak yndyrë, përveç vajit të ullirit, gjalpit të kikirikut dhe peshkut, që janë mjaft të mira si për shëndetin e përgjithshëm ashtu edhe për zemrën.