Rijad Shaqiri nga VLEN tha se, nuk duhet të shkatërrohet asnjë parti e as BDI-ja, përcjell TV21. Shaqiri tha se nuk sheh ndonjë figurë brenda BDI-së që mund të zëvendësojë Ali Ahmetin pasi sipas tij, BDI është thirrur në krahun e luftës dhe brenda partisë, askush nuk përfaqëson këtë ide.
“Unë nuk jam që BDI duhet të shkatërrohet! S’jam! Për asnjë subjekt nuk jam që duhet të shkatërrohet”, tha Rijad Shaqiri.
-E shikoni BDI-në pa Ali Ahmetin?
“S’di çka të them! BDI në një të ardhme planifikon të reformohet, unë nuk di, nuk kam parë ndonjë figurë e cila mund të drejtojë atë subjekt sepse fundja ata në vazhdimësi janë thirrur në krahun e luftës. Këta struktura që janë brenda BDI-së, askush nuk e përfaqëson atë ide. Mos ta banalizoj. Është një thënie gjakovare “E ke mall babe, apo e ke fituar vetë”, tha Shaqiri”, tha Shaqiri.