Vuçiq: BE-ja po “dorëzohet” përballë politikave të Albin Kurtit

Bashkimi Europian po “dorëzohet” përballë politikave të Albin Kurtit. Kështu u shpreh Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nga Forumi Ekonomik i Davosit. Ai deklaroi gjithashtu se kishte marrë zotimin nga aleati i tij në Azi, Kina, për mbështetje të vazhdueshme lidhur me Kosovën dhe mosndërhyrjen e faktorëve të huaj.

Marketing

“Unë jam i shqetësuar për politikën evropiane në këtë çështje, jo vetë Sorensen, i cili është një njeri profesionist dhe i drejtë, por politika e dorëzimit ndaj Kurtit dhe me gjithë provokimet aktive të tij. Kjo nuk e ndalon atë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera. Me Kinën folëm edhe për çështje politike dhe unë shpreha mbështetjen time të plotë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit nga Republika Popullore e Kinës, në përputhje me parimet e politikës së një Kine. Pala kineze ka vendosur shumë qartë të mbështesë shtetin e Serbisë”, deklaroi Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë. /Alsat.mk