Moti i keq godet jugun e SHBA-së, katër viktima

Moti i keq ka goditur jugun e SHBA-së. Si pasojë e reshjeve të dendua të borës autostradat dhe aeroportet në Teksas janë mbyllur, ndërsa është paralajmëruar për stuhi edhe në Luizianën jugperëndimore.

Marketing

Sips BBC, katër persona kanë humbur jetën nga ekspozimi ndaj të ftohtit.

Më shumë se 2,200 fluturime brenda SHBA-së u anuluan të martën dhe 3,000 të tjera u vonuan, sipas gjurmuesit në internet Flight Aware.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul njoftoi të hënën se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa qarqe në perëndim të Nju Jorkut, ndërsa komunitetet përballen me reshjet e borës dhe të ftohtin ekstrem.

Pjesë të Kanadasë janë goditur gjithashtu nga moti i keq. Në disa zona temperaturat pritet të arrijnë deri në -50C (-58F).

Guvernatorët e disa shteteve, përfshirë Luizianën, Misisipin dhe Alabamën, kanë shpallur gjithashtu gjendje të jashtëzakonshme si përgjigje ndaj të ftohtit të pazakontë.

Stuhia që goditi jugun e SHBA filloi në Teksas të hënën në mbrëmje dhe parashikohej të përhapej drejt lindjes deri të mërkurën në mëngjes përgjatë Interstate 10, një autostradë kryesore në rajon.

Moti ekstrem, parashikohet të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve në vijim.