Ministria e Drejtësisë ka njoftuar formimin e dy grupeve të punës, njëri që do të punon mbi hartimin e propozim-Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe tjetri për Kodin e ri Penal. Grupi i punës për reforma në Këshillin Gjyqësor do të udhëhiqet nga gjykatësja supreme, Marija Llazarova Trajkovska, ndërsa në të bën pjesë edhe Denis Preshova, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, anëtari Ariton Alla, profesor universitarë, shoqëria civile dhe përfaqësues të ministrisë së drejtësisë. Edhe në grupin e punës për Kodin Penal, ministria e Drejtësisë ka përfshirë gjykatës Suprem, profesor universitar, avokat dhe ekspert të fushës. Përveç Ariton Allës si anëtar i këshillit, në dy grupet e formuara nuk ka asnjë shqiptar tjetër, posaçërisht gjykatës ose profesor universitar.