Nikollovski, Zekolli -Shaqiri dhe Aliu inspektuan punimet e rrugës së re Tetovë-Prizren

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me Ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, Drejtorin e NP për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe Zëvendësdrejtorin Nazim Taipi, zhvilluan një vizitë të rëndësishme në qytetin e Prizrenit për të inspektuar punimet e rrugës së re Tetovë-Prizren. Në këtë vizitë, delegacioni i Maqedonisë së Veriut u shoqërua nga Ministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu.

Marketing

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e nis vitin 2025 me hapa konkretë në ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, një prej projekteve me prioritet më të lartë.

Rruga e re Tetovë-Prizren do të lidhë dy nga qytetet kryesore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Me një tunel prej 6.4 km, ky projekt do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.

Përveç përmirësimit të lidhjeve transportuese, rruga Tetovë-Prizren do të ofrojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit dhe biznesit në të dy vendet, duke nxitur bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.