Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe nga sot po qëndron për vizitë pune dyditore në Zagreb, bën të ditur Pres shërbimi i kësaj partie.
Filipçe gjtë vizitës së tij zyrtare në Kroaci do të takohet me kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Kroacisë (PSD), Sinisha Hajdash Donçiq.
Vizita e Filipçes, siç thonë nga LSDM-ja “është një impuls i ri në marrëdhëniet mes dy partive simotra dhe një hap drejt avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë”.