Shtohen kërkesat për ndihmën e parë, shqetësojnë viruset dhe ajri i ndotur

Nëpër rrugët e kryeqytetit gjithnjë e më shpesh po dëgjohen auto ambulancat.

Marketing

Ditëve të fundit është rritur numri i thirrjeve në 194, si dhe intervenimeve urgjente.

Gripi, ajri i ndotur, aksidentet dhe çrregullimet psikologjike janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në shtimin e vëllimit të punës së ekipeve emergjente.

“Nga fillimi I kësaj jave dukshëm është rrit numri I thirrjeve në ndihmën e shpejtë, gjithashtu janë rrit edhe intervenimet nga ana jonë. Duke pasur parasysh se është aktive gjendja alarmante me gripet, ajri I ndotur. Për fat të keq, nga dita e hënë deri më sot janë vërejtur aksidente të shumta. Siç e vëreni edhe tash më informuan se një ekip po del për person që ankohet për shtrëngim në gjoks, janë të shpeshta intevenimet e tilla këto ditë, sepse ajri I ndotur, gripi sezonal dhe sëmundjet kronike që I kanë ju vështirësohet më shumë gjendja”, tha Rihad Rexhepi, Mjek Ndihma e Shpejtë.

Ajri i ndotur, ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të thirrjeve për çrregullime psikologjike. Mjekët thonë se çdo javë ka rritje të numrit të të prekurve me ankth dhe depresion, ndërsa edhe te personat tashmë të diagnostifikuar me sëmundje psikike, vërehet përkeqësim të situatës.

A jeni nervozuar diçka? Ju po bërtisni shumë, a mundet më ngadalë, qetësohuni ju lutem. Më tregoni prej kur nuk mund të merrni frymë,
-Disa orë, sa?
-15 minuta, ku jetoni?

Mjeku Rihad Rexhepi, thekson se me rritjen e vëllimit të punës dhe mungesën e kuadrit dhe automjeteve, vështirësi po i mbulojnë të gjitha rastet.

“Gjithmonë tek ne mungon diçka, kemi për shembull mjek, mungon motër, vjen motër mungon shofer, ose e kemi komplet ekipin mungojnë veturat. Një kohë të gjatë nuk jemi të kompletuar. Duke pasur parasysh që qyteti i Shkupit është me shumë banorë, minimum 10 ekipe duhen për t’u përballuar kjo gjendje kaq e rënduar. Për momente ne funksionojmë me 6 ekipe ditën 5 ekipe natën”, tha Rihad Rexhepi, Mjek Ndihma e Shpejtë.

Ai u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të drejtë ta shfrytëzojnë të drejtën për thirrje të ndihmës urgjente me qëllim që t’u jepen hapësirë rasteve që vërtetë kanë nevojë ta marrin këtë shërbim në kohën e duhur./Alsat.mk