Po zhvillohet një aksion i madh policor ndërkombëtar në RMV?!

Sipas njoftimeve jozyrtare, në vazhdë e sipër në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), zhvillohet një aksion ndërkombëtar policor nëpër territoret e shumë qyteteve.

Marketing

Krahas pranisë së shtuar të policisë së RMV-së janë vërejtur edhe zyrtarë policor që mbajnë emblema të EUROPOL-it dhe INTERPOL-it, të cilët mes vete koordinojnë aktvitetet me kolegët nga RMV-ja.

Sipas informacioneve jozyrtare kërkohen sasi të mëdha të eurove të falsifikuara dhe punohet për shkatërimin e një rrjeti të madh kriminal ndërkombëtar që vepron në disa shtete.

Në lojë është edhe zbulimi i një shtypshkronje në RMV për euro apo dollarë të falsifikuar.