Dukshmëri të ulur prej 70 deri 100 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës ka në aksin rrugor fshati Gajre – Kodra e Diellit dhe Mavrovë, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Ndërkohë që komunikacioni në rrugët tjera të vendit po zhvillohet në kushte dimërore. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit nëpër gryka malore ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.