Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kongresmenin republikan nga Alabama, Robert Aderholt.
Nga Lëvizja Demokratike thonë se në fikus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
“SHBA-ja është partneri ynë kryesor strategjik dhe mbështetja e saj e vazhdueshme mbetet një garanci për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Vlerësojmë angazhimin e fortë dhe mbipartiak të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike,” theksoi Mexhiti.
Ndërkaq, përmes rrjeteve sociale, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka njoftuar se është takuar me kongresmenin Tom Suozzil.
Ndërkaq, përmes rrjeteve sociale, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka njoftuar se është takuar me kongresmenin Tom Suozzil.
“Bashkëbisedim i këndshëm me kongresmenin Tom Suozzi!”, ka shkruar Kasami.