Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, në shtetet e ndryshme, deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 50% e votuesve të regjistruar.
“Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ka nisur procesi i votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanadë. Kemi pranuar të dhënat e pjesëmarrjes së votuesve deri në orën 15:00, nga 20 mijë e 324 votues të Republikës së Kosovës të regjistruar për votim, kanë votuar 10 mijë e 306 votues apo 50,91%”, ka thënë ai.
(E plotësuar 11:58) KQZ: Deri në ora 11 votuan 4 mijë e 390 mërgimtarë
N.M. /RTKlive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, në shtetet e ndryshme, deri në ora 11:00, kanë votuar 4 mijë e 390 mërgimtarë.
“Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, deri në orën 11:00 kanë votuar 4 mijë e 390 votues, apo 21.60 për qind”, tha Radoniqi.