Fitore e lehtë dhe bindëse e hendbollistëve të Çairit në Shtip

Hendbollistet e Çairit kanë shënuar fitoren e dytë në play-off të Ligës së Femrave, pasi si mysafir mpshtën Astibon me rezultat 39-24.

Skuadra e Basri Latifit kaloi herët në epërsi 6-0, pastaj 8-1 dhe tashmë ishte e qartë se si do të shkonte kjo ndeshje.

Marketing

Deri në pushim, Çairiasët siguruan epërsinë prej 11 gola, 23-12, dhe pjesa e dytë ishte një mundësi për të dy trajnerët për t’u dhënë një shans të gjithë lojtarëve, por nuk pati ndryshime të mëdha në rezultat.

Golashënueset më të mira në ekipin fitues ishin Stefanija Gjorgjievska me tetë gola, si dhe Teodora Dukoska dhe Gabriela Velichkovska me nga gjashtë gola. Në formacionin e Astibos, Marija Ançeva kishte dhjetë gola si zëvendësuese dhe ishte më e mira.