MPB-ja njofton se gjatë aksionit të sotëm policorë në rajonin e Çashkës së Velesit, janë privuar nga liria dy persona nga fshati Jabollçishtë I Poshtëm. Bëhet fjalë për një 86 vjecar dhe një 41-vjeçare nga ky fshat.
Sipas policisë gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 2 armë gjuetie, një karabinë, dy nishane optike, armë për sinjalizime, pistoletë, 146 plumba të kalibrave të ndryshëm dhe gjësende të tjera.
Personat janë dërguar në polici dhe pas dokumentimit të rastit do të inocohet procedura përkatëse.
Gjthashtu, sic njofton MPB-ja, bastisje është kryer edhe në shtëpinë e 44-vjecarit me iniciale XH.Z nga Jabollçishta e Poshtme të Komunës së Çashkës, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuete dhe plumba për armën.