Qeveria e re bullgare ka njoftuar se refuzon të negociojë me Maqedoninë e Veriut për të liruar kushtet në të cilat Shkupi mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, raporton portali “Euractiv” me qendër në Bruksel.
“Tre vjet më parë, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut arritën një marrëveshje, të ndërmjetësuar nga Franca, për lëshime reciproke për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor. Qeveria në Shkup ka pranuar të përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutën e saj dhe autoritetet në Sofje kanë premtuar heqjen e vetos për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut”, kujton teksti i publikuar sot.Autori i…