Mickoski pret diskutim me shumë kritika në Kuvend lidhur me interpelancën ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoski pret diskutim me shumë kritika në Kuvend lidhur me interpelancën ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi.

Marketing

Sipas tij, secili deputet duhet të votojë sipas bindjes së lirë. Seanca ku do të diskutohet dhe votohet për interpelancat ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, pritet të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm.

“Mendoj se ka goxha bazë për një debat dhe diskutim kritik ndërsa secili prej deputetëve duhet të vendosë sipas vullnetit të tyre dhe ashtu si mendojnë se si duhet të vendosë dhe për atë se cila është më e mira për shtetin dhe qytetarët. Ky është thelbi”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër./ Alsat.mk