Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në komunën e Kavadarit, ku do ta lëshojë në përdorim rrugën e rikonstruuar nga fshati Dabnishte deri në fshatin Resava.
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Mickoski do ta vizitojë fshatin Dabnishte, ku bëhet rikonstruimi i kanalizimit fekal, pastaj do të kryejë mbikëqyrje në rikonstruimin e rrugës nga fshati Resava deri në lagjen Kosovec pranë liqenit të Tikveshit dhe do ta lëshojë në përdorim sallën sportive në fshatin Vozarci.