Takim Selami-Nuredin, në fokus strategjitë e mbrojtjes në situata emergjente

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Xhevat Selami, u takua sot me Zëvendës Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajor Azim Nuredin.

Marketing

Gjatë takimit, u diskutuan për forcimin e bashkëpunimit me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në funksion të menaxhimit të krizave gjegjësisht katastrofave natyrore, si dhe për strategjitë e mbrojtjes në situata emergjente

Të dyja palët theksuan rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë mes institucioneve për të garantuar siguri dhe efikasitet në menaxhimin e situatave emergjente dhe për mundësinë e organizimit të stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes civile.