Ganiu mirëpret në takim kryetarin e Forumit Rinor Islam

Po afrohet muaji i shenjtë i Ramazanit, një periudhë reflektimi, devotshmërie dhe solidariteti. Në këtë frymë, pata kënaqësinë të pres në komunë kryetarin e Forumit Rinor Islam në nivel republikan, z. Abdulhamit Mustafa, dhe kryetarin e FRI dega Shkup, z. Afrim Demiri.

Marketing

Gjatë takimit, diskutuam për aktivitetet që do të organizohen gjatë Ramazanit, me fokus në promovimin e vlerave fetare dhe sociale, si dhe në ndihmën për ata që kanë më shumë nevojë. Ishte një bisedë e frytshme dhe e rëndësishme për të bashkëpunuar në mënyrë që ky muaj i bekuar të sjellë sa më shumë mirësi dhe harmoni në komunitetin tonë.

Si komunë, mbështesim çdo iniciativë që forcon solidaritetin dhe bashkëpunimin mes qytetarëve, veçanërisht në momente kaq të rëndësishme si Ramazani.