Bujar Osmani: VLEN është bërë objekt përqeshje

Përplasja e ministrit të Admininistratës Publike, Goran Minçev, ku ai ka ironizuar zv.kryeministrin e parë të qeverisë, Izet Mexhiti, duke i thënë këtij të fundit se “po jeton në botën e çudirave”, ka ngjallur reagime në opinion.

Marketing

Në lidhje me përplasjen e partnerëve të koalicionit qeveritar, Mexhiti dhe Minçev, ka reaguar edhe nënkryetari i partisë opozitare shqiptare – BDI, Bujar Osmani, i cili këtë situatë e ka cilësuar si nivel i respektit që pushteti aktual ka ndaj shqiptarëve, ku sipas Osmanit ky pushtet, shqiptarët i përdorin si dekor dhe tallen kur të duan.

Reagimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani:

Përqeshje publike me përfaqësuesit e partive shqiptare në pushtet.

Ministri i Administratës ironizoi zëvendëskryeministrin duke i thënë mjaft gënjeve shqiptarët si në botën e çudirave – një fyerje e hapur që tregon se sa seriozisht i merr qeveria partnerët e saj shqiptarë.

Ky është niveli i respektit që ka pushteti aktual për shqiptarët: i përdorin si dekor dhe i tallin kur duan.

VLEN-i premtoi ndikim dhe barazi, por realiteti është se ata nuk kanë asnjë zë dhe janë bërë objekt përqeshjeje nga vetë partnerët e tyre.

Nga një premtim i madh, ata përfunduan si personazhe të një përralle – të pavlerë dhe të pashpresë!