Sot u zhvillua dhe u përmbyll me sukses Kuvendi Zgjedhor i Degës së Lëvizjes Demokratike në Zhelinë. Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike z.Izet Mexhiti, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e subjektit tonë politik.
Gjatë kuvendit, u zgjodhën organet drejtuese të degës, të cilat do të kenë përgjegjësinë për të udhëhequr dhe koordinuar aktivitetet në këtë degë. Në krye të degës u zgjodh Adil Emini, i cili pranoi me përkushtim besimin e delegatëve për të çuar përpara misionin dhe vizionin e Lëvizjes Demokratike në këtë zonë.
Ky proces zgjedhor konfirmon angazhimin tonë për demokraci të brendshme, transparencë dhe forcim të strukturave në çdo nivel.
https://www.facebook.com/share/1KR3i76JMM/