Netanyahu: Ne do të veprojmë me vendosmëri për të rikthyer të gjithë pengjet

Benjamin Netanyahu ripohoi angazhimin e tij për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve.

Marketing

Kryeministri izraelit premtoi se do të veprojë “me vendosmëri” për të rikthyer të gjithë pengjet e mbetura në Rripin e Gazës .

Netanyahu shprehu kënaqësinë për kthimin në Izrael të gjashtë pengjeve më herët sot, duke e quajtur atë “një moment gëzimi dhe lehtësimi për familjet e tyre dhe për të gjithë kombin”, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.

“Qeveria e Izraelit është e vendosur të vazhdojë të veprojë me vendosmëri në mënyrë që të kthejë të gjithë pengjet tanë në shtëpitë e tyre”, shtoi ai.

Izraeli ka vonuar lirimin e më shumë se 600 palestinezëve në këmbim të gjashtë pengjeve të liruar nga Hamasi sot./vizionplus.tv