Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 12 gradë

Moti sot paradite do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Gjatë ditës me vranësira të pjesshme, kryesisht në zonat malore me kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta të shiut afatshkurtër që do të kalojë në borë të dobët.  Pasdite do të ketë periudha me diell dhe do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Marketing

Në Shkup moti do të jetë paradite me mjegull, kurse gjatë ditës pjesërisht me vranësira me diell sidomos pasdite dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 3°C, kurse maksimalet nga 4 deri në 12°C.