Gjykata Kushtetuese fillon procedurë për Medresenë, reagojnë nga BFI

Dje, Gjykata kushtetuese ka sjelle vendim për inicim të procedurës për vlerësim të kushtetshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit të Qeverisë së RMV-së për dhënien e lejes për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu”, fsh. Kondovë.

Marketing

Sipas kësaj, nga Medreseja “Isa Beu” thonë se kontestohet fakti se Bashkësia Fetare Islame nuk ka te drejtë të themelojë shkollë private sepse kushtetuta e vendit nuk e lejon një gjë të tillë dhe se institucionet fetare nuk kanë të drejtë të themelojnë shkolla të mesme si gjimnaz.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Bashkësia Fetare Islame të cilët kanë thënë se me shqetësim e kanë pranuar këtë lajm.

Ja dhe reagimi i tyre i plotë:

Me shqetësim të thellë pranuam lajmin se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë̈ së Veriut në një procedurë të përshpejtuar dhe larg opinionit publik nis iniciativën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së RMV-së, me të cilin Medreseja “Isa Beu” në Shkup themelohet si shkollë e mesme. Nënvizojmë faktin që Akti për themelimin e Medresesë̈ është sjellë në saje të Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare” e RM-së, nr. 64/18) në procedurë transparente duke kaluar të gjitha filtrat e përcaktuar nga ligjvënësi ashtu siç subjektet tjera fizike e juridike kanë themeluar dhe themelojnë̈ institucione arsimore në vend.

Mbetemi, skajshmërisht të habitur me faktin se si Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë një “akt pëlqimi” kur mirëfilli dihet se e njëjta shqyrton iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një ligji dhe dispozitave të përgjithshme juridike. Është për tu habitur se si shumica e gjyqtarëve kushtetues i vë mision vetes që të mbrojë sekularizmin ndërsa sekularizmi nuk përmendet askund në Kushtetutën e RMV-së?!

Plot 15 vite Bashkësia Fetare Islame ka bërë shumë përpjekjepër të akredituar Medresenë, përpjekje kjo që u kurorëzua me themelim. Në këtë vend, nënvizojmë që Medreseja është themeluar me Aktin për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu” nga Bashkësia Fetare Islame në RMV nr. 02-268, të datës 09.05.2024, kurse themelimi është miratuar me Vendim përdhënien e miratimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” nr. 41-3741/2 të datës 26.03.2024 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të verifikuar me Vendim për verifikimin e kushteve për zbatimin e plan programeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Vendimin nr. 13-3722/3 të datës 09.04.2024.

Plan programet e Medresesë morën dritë jeshile nga Byroja për arsim, kurse kuadri mësimor dhe ai profesional kaloi filtrin e Inspektoratit Shtetërorpër Arsim gjë që rezultoi në marrjen e mendimit të tretë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Vendimit nga Qeveria e RMV-së për akreditimin e Medresesë Isa Beu.

Deklaratat e autoriteteve aktuale të Ministrisë si ajo e Zv. Ministrit për arsim të Qeverisë mbi statusin e akreditimit të Medresesë, fatkeqësisht u vunë në sprovë nga iniciativa e qytetarit SlavkoNikolovpër të vlerësuarkushtetueshmërinë Vendimit ë Qeverisë.

Me keqardhje konstatojmë se në Ballkan vetëm vendi ynë nuk akrediton shkollat e Bashkësive fetare që është një rast nonsens për kohën në të cilën jetojmë.

Sigurojmë nxënësit e Medresesë të qëndrojnë të qetë se BFI e RMV-së, në koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë e RMV-së, institucionet tjera relevante, faktorin politik dhe atë ndërkombëtar ka sendërtuar dhe do sendërtoj mekanizma për të siguruar vazhdimësi të akreditimit tani më të arritur të Medresesë.

Me një vigjilencë dhe përpjekje maksimale dy vjeçare akredituam, po me të njëjtën vigjilencë dhe përpjekje do të sigurojmë që nxënësve të Medresesë të mos u cënohet e drejta për shkollim, t’u garantohet barazia dhe t’u sigurohen kushte që krah më krah me nxënësit tjerë të shkollave të akredituara t’i kontribuojnë vendit dhe shoqërisë, sepse fundja edhe ata janë bijë dhe bija konstruktivë dhe qytetar lojal të kësaj shoqërie.

Mbesim me shpresë se Gjykate Kushtetuese do të reflektojë dhe do të sjellë vendim të duhur dhe të drejtë në dobi të nxënësve me çka do të ruaj epitetin e gardianit të lirive dhe të drejtave të njeriut, të garantuara me Kushtetutë.

Qëllimi kryesor është mundësimi dhe e drejta që nxënësve, Medresesë, t’ju jepet e drejta e maturës shtetërore si gjithë nxënësit e tjerë.