”Gjesti s’do të jetë i joti kurrë”, Xheneta i kthehet keq ndjekëses

Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu vazhdon të jetë tejet aktive në rrjetet sociale.

Marketing

Së fundmi, një nga ndjekëset e ka akuzuar Xheneten se e lëndoi psikikisht ish- banorin tjetër të kësaj shtëpie, Gjestin, shkruan IndeksOnline.

“Ja ke shkatrru jeten njerit nbig edhe prape vazhdon edhe jashte me propaganda kunder tij… ska me kon i yti kurre”, ka shkruar nje nga ndjekëset e Xhenetes në një nga fotografitë e kësaj të fundit.

Menjëherë nuk ka munguar replika e Xhenetës.

“Mas un ja pasna “shkatrru”, shko ndreqja ti <3 gjith ket mllef 02 nates”, thotë komenti i Xhenetes.

Nga ana tjetër, Gjesti po shijon si mos më mirë rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Albania, duke qenë njëri ndër lojëtarët më favorit gjithandej.