Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është duke konsideruar ndalimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën, ka raportuar “The Guardian” nga burime brenda Shtëpisë së Bardhë.
Ky vendim do të aplikohej në armatime me miliarda dollarë vlerë, që përfshijnë radarë, autoblinda, municione dhe raketa që po presin të shkojnë në Ukrainë.
Ky qëndrim erdhi si pasojë e përplasjes së të premtes në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale, rreth marrëveshjes së paqes për luftën në Ukrainë.