Meloni: Të mënjanojmë ndarjen e perëndimit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se ishte shumë e rëndësishme të shmangej ndarja e Perëndimit.

Marketing

Deklaratën e sipërcituar ajo e bëri pas mbërritjes në Downing Street dhe pas takimit me homologun e saj britanik, Keir Starmer, përpara një samiti që ribashkon aleatët e Kievit në Londër.

”Mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme të shmanget rreziku i ndarjes së Perëndimit”, deklaroi Giorgia Meloni, pas sherrit të së premtes mes presidentëve amerikanë Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.

Ajo shtoi se “Italia dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm” në “ndërtimin e urave”, sipas imazheve të filmuara nga shtypi në takimin e saj me Starmer.