Përfundon takimi mes presidentit ukrainas dhe Mbretin Charles

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky pas përfundimit të Samitit në Londër me liderët europianë, udhëtoi në Sandrigrahm. Zelensky u takua me Mbretin Charles.

Marketing

Takimi i cili zgjati gati një orë, tashmë ka përfunduar, shkruajnë mediat e huaja.

Në një deklaratë të shkurtër nga Buckingham Palace thuhej: “Këtë mbrëmje, Madhëria e Tij Mbreti priti Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në Sandringham House”.

Këto takime vijnë menjëherë pas bisedimeve të tensionuara mes Zelenskyt dhe presidentit të SHBA Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.