Pse askush nga VLEN nuk shkoi në Hungari? Përgjigjet Kasami

Kryeministri Hristijan Mickoski bashkë me një pjesë të ministrave po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari, përcjell TV21. Mirëpo, në këtë vizitë, nuk u pa asnjë funksionar si përfaqësues i koalicionit VLEN. I pyetur për këtë, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se në Budapest shkuan ministrat të cilët duhej të nënshkruanin projekte e marrëveshje konkrete.

Marketing

“Po i bie se nuk ka pasur ndonjë projekt konkret, ndonjë marrëveshje konkrete, ne me Hungarinë si vend i BE-së kemi relacione të mira, nëse në të ardhmen do të ketë ndonjë situatë të tillë me ministri të udhëhequr nga kuadrot e VLEN, sigurisht që do të jetë pjesë e këtyre projekteve”, tha mes tjerash Kasami./tv21.tv