Zv/kryeministri Fetai takim me ambadadorin e OSBE-së, në fokus përshpejtimi i eurointegrimeve

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai sot takoi ambasadorin e OSBE-së, Kilian Vahl dhe zëvendës shefen e Misionit në Shkup, Enrica Vida.
Në takim u diskutuan prioritetet e Planit strategjik të kabinetit të Zëvendëskryeministrit Fetai për vitin 2025, me vëmendje të veçantë luftës kundër korrupsionit, konfiksimit të aseteve kriminale, rritjes së transparencës së institucioneve dhe forcimin e dialogut strategjik me shoqërinë civile.
Poashtu, palët diskutuan edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe për zhvillimet politike në vend dhe rajon.
“Ekspertiza dhe roli i OSBE-së janë të pazëvëndësueshme për forcimin e demokracisë, ruajtjen e sigurisë dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare”, theksoi Fetai.
Ai faleminderoi ambasadorin Wahl për mbështetje të vazhdueshme të OSBE-së për Maqedoninë e Veriut duke shprehuar gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në zbatimin e prioriteteve të kabinetit, të cilat korrespondojnë me strategjinë e re të misionit të OSBE-së.
“Përpara, së bashku, për një të ardhme më të ndershme dhe më të sigurt”, u angazhua Fetai.

Marketing