Projekti për rikonstruksionin e fushës sportive në këndin jugor të stadiumit të FC Shkupi është finalizuar dhe gati për zbatim!
Ky investim strategjik synon krijimin e një infrastrukture moderne dhe funksionale, duke përmbushur standardet më të larta të cilësisë për terrenet sportive. Fusha e re, me dimensione 80m x 50m, do të jetë e pajisur me bar artificial 55mm, si dhe hapësira sigurie prej 2m anash dhe 3m pas portave, për të garantuar kushte optimale për lojë dhe stërvitje.
Për të rritur efikasitetin dhe përdorshmërinë e fushës në çdo mot, projekti përfshin sistem të integruar të drenazhimit të ujërave atmosferike, duke mundësuar zhvillimin e aktiviteteve sportive edhe gjatë reshjeve.
Ky rikonstruksion përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sportit në Komunën e Çairit , duke krijuar mundësi të reja për sportistët dhe të rinjtë e apasionuar pas futbollit.