Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet MF-së dhe Fakultetit Ekonomik në Shkup

Ministria e Financave dhe Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirilli dhe Metodi” përmes Memorandumit të bashkëpunimit do t’i avancojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe do ta nxisin shkëmbimin profesional dhe përforcimin e kapaciteteve në fushat me interes të përbashkët. Sot, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe dekani i Fakultetit Ekonomik Predrag Tërpeski nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit.

Marketing

Ministrja e Financave theksoi se përmes Memorandumit të bashkëpunimit, Ministria e Financave do të përfitojë ndihmë të jashtëzakonshme nga profesorët që janë ekspertë të lartë në fushën e ekonomisë.

“Memorandumi do të jetë në dobi të punës sonë gjatë periudhës në vijim në bazë të analizave të ndryshme dhe ndihmës profesionale. Në të njëjtën kohë, do të marrim mbështetje edhe në funksionimin e Akademisë së Financave Publike, që ka për qëllim rritjen e nivelit të cilësisë dhe njohurisë së njerëzve që janë të punësuar në administratën publike, por edhe në rritjen e nivelit të përgjithshëm të njohurisë në vend në nivel më të lartë”, theksoi ministrja e Financave.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë shprehu mirënjohje për Ministrinë e Financave që inicioi nënshkrimin e Memorandimit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Financave dhe Fakuteltit Ekonomik – Shkup pranë Universitetit “Shën Kirilli dhe Metodi” në Shkup.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse në të ardhmen hapet mundësia e një bashkëpunimi, do të thoja për partneritet ndërmjet Fakultetit Ekonomik – Shkup dhe Ministrisë së Financave, në disa drejtime, respektivisht në lëminë akademike, që profesorët dhe asistentët tanë të përfshihen në procese të ndryshme gjatë punës së Ministrisë së Financave dhe anasjelltas, nga Ministria e Financave në procesin e mësimdhënies dhe dhënies së mendimit të tyre duke realizuar kurrikulat e reja.

Për ne është veçanërisht e rëndësishme që Ministria e Financave të hapë dyert për studentët tanë në mënyrë që ata të mund të kryejnë trajnime praktike në sektorët e Ministrisë së Financave, të njihen nga afër me punën e Ministrisë dhe në fund, Ministria e Financave dhe ministritë e tjera të mund t’i rekrutojnë punonjësit e tyre nga radhët e studentëve të Fakultetit Ekonomik – Shkup”, deklaroi dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.dr. Predrag Tërpeski.

Përmes Memorandumit të bashkëpunimit, MF-ja dhe Fakulteti Ekonomik do të bashkëpunojnë në zhvillimin e hulumtimeve dhe analizave, shkëmbimin e literaturës profesionale, pjesëmarrjen në projekte dhe implementimin e iniciativave nga interesi i ndërsjellë. Gjithashtu, Memorandumi do të mundësojë organizimin e takimeve, punëtorive, konferencave, seminareve dhe trajnimeve për trajnimin e vazhdueshëm të kuadrove, ndërsa theks të veçantë do të vendoset në përfshirjen e kuadrit arsimor në Fakultetin Ekonomik, si ligjërues në trajnimet e organizuara nga Akademia e Financave Publike, si dhe inkorporimin e tyre në bazën e eksperëtve të Akademisë.

Po ashtu, me këtë Memorandum do të mundësohet që ekspertët e Ministrisë së Financave të japin kontribut në zhvillimin dhe avancimin e kurrikulave në Fakultetin Ekonomik, si dhe në procesin mësimdhënës.

Gjithashtu, do të ofrohen kushte për zhvillimin profesional të të punësuarve në ministri përmes programeve të trajnimit dhe avancimit profesional në Fakultetin Ekonomik, si dhe mundësinë që studentët të fitojnë përvojë praktike në Ministrinë e Financave.

Ministrja e Financave mbajti sot ligjerata mbi financat lokale për studentët e Fakultetit Ekonomik, ku theksoi rëndësinë e menaxhimit të financave në nivel lokal nga vetëqeverisjet lokale dhe masave që po ndërmerren për forcimin e kapaciteteve të tyre me qëllim të menaxhimit me efikasitet të mjeteve financiare të qytetarëve në nivel lokal dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Marketing