Me përmirësimin e temperaturave, ka rënë edhe numri i të prekurve nga gripi. Megjithatë mjekët thonë se ka pasur pacientë tek të cilët kanë trajtuar pasojat nga gripi. Mjekja Safjana Bellçishtha thotë se pasojat mund të jenë të mëdha dhe me komplikime.
“Nëse nuk është trajtuar pacienti si duhet me gripin, nuk është marrë në kohë terapia e duhur, tek ata kemi komplikime të cilat shkojnë në ndezjen e mushkërive, marrin ndezje si pneumoni virusale, marrin ndezje të veshkave, sëmundje kardiovaskulare, mund të merret ndezje në vet mbështjellësin e zemrës tek ata pacientë. Kemi ndezje të nyjave tek pacientët, si artrite mund të paraqiten, si formë të reumës mund të paraqitet, prandaj shumë është me rëndësi të niset trajtimi i këtyre viruseve në kohë”, tha Safjane Bellçishta, mjeke amë.
Bellçishta gjithashtu tha se tek fëmijët gripi ka ndikuar në ndezje virusale të apendiksit, apo e njohur në popullatë si “zorra e verbër”.
“Situatë të re të gripit nuk kemi, por shohim se mbas gripit, tek fëmijët është prekur apendiksi. I kemi dërguar disa raste tek Klinika e Fëmijëve dhe në Klinikën e Fëmijëve të Kirurgjisë, dhe është konstatuar ndezje virusale e apendiksit te fëmijët. Ky është rasti më i ri këto ditët e fundit”, theksoi Safjane Bellçishta, mjeke amë.
Sipas të dhënave të fundit të Instituti të Shëndetit Publik, javën e fundit ka nisur të bie numri i të prekurve të gripit, dhe është tejkaluar piku i gripit. Ndërsa që n