Sonte beteja për ‘më të fortin’ e Madridit, Atletico apo Reali, kush do ta sigurojë një vend në çerekfinale?

Sonte në Champions League zhvillohet beteja për ‘më të fortin e Madridit’.

Në “Civitas Metropolitano” përballen Atletico dhe Reali, me fillim nga ora 20:45.

Të dyja skuadrat do ta kërkojnë biletën për në çerekfinale.

Nga ndeshja e parë, “Los Blancos” kanë një epërsi minimale prej 2:1.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Diego Simeones do të arrijë ta rikthejë disavantazhin nga “Santiago Bernabeu”.

Mbrëmja futbollistike nis me lojën Lille – Dortmund.

Skuadra ku luan edhe futbollisti Edon Zhegrova, nga përballja e parë në Gjermani, kanë arritur të marrin një barazim të vlefshëm 1:1.

Kjo ndeshje nis nga ora 18:45.

Në anën tjetër, Arsenali thuajse e ka kryer punën sa i përket një vendit në fazën tjetër.

“Topçinjtë” e kanë “bombarduar” PSV Eindhovenin në ndeshjen e parë, duke fituar me rezultat 1:7.

Arsenal – PSV nis nga ora 21:00.

Jo më pak e rëndësishme, është ndeshja mes Aston Villas dhe Club Brugge-it.

Në ndeshjen e parë si mysafirë, anglezët fituan me rezultat 1:3, ndaj ekipit ku luan edhe Ardon Jashari.

Derisa mbrëmë katër skuadra veçse e siguruan një vend në çerekfinale: Bayern Munchen, Inter, Paris Saint Germain dhe Barcelona.

Ndeshjet e Champions League, transmetohet ekskluzivisht në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

Marketing