Nëna e një 4-vjeçari hëngri akulloren e tij, ai thirri policët

Pas një thirrjeje të shkurtër për ndihmë, djali i shqetësuar i tha 911 se: “Mami im është keq”.

Në momentin kur mamaja mori telefonin, ajo e pranoi se kishte ngrënë akulloren e djalit të saj, duke theksuar se kjo mund të ishte arsyeja pse ai kishte thirrur 911.

Pavarësisht kundërshtimeve të tij, ajo e pranoi fajin dhe shpjegoi situatën, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Policia shkoi në shtëpinë e familjes për të siguruar që ngjarja nuk ishte diçka serioze.

Kur mbërritën, djali e konfirmoi ngjarjen dhe kërkoi që mamaja të shkonte në burg për vjedhjen e akullores.

Megjithatë, pas disa bisedash, ai pranoi të mos e ngrejë çështjen dhe shpjegoi se ai thjesht donte disa akullore.

Dy ditë më vonë, oficerët e befasuan me dy topa akullore, duke i realizuar dëshirën e vogëlushit. /Klankosova.tv.

Marketing