VLEN: Nxisim reforma për Rritjen Ekonomike dhe Zhvillimin e Sektorit Privat

Koalicioni VLEN po vazhdon me mbështetje dhe financim të projekteve për përmirësimin e jetës dhe shërbimeve publike. Së fundmi bëhet fjalë për projekte dhe realitet të prekshëm që do të përcaktojë mjedisin operativ për zhvillimin e sektorit privat dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike në të ardhmen.

Sektori privat është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe është lokomotivë që tërheq zhvillimin dhe rritjes së standardit jetësor.

Agjenda Reformuese 2024-2027 për Maqedoninë e Veriut, e harmonizuar në masë të madhe me Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, është projektuar për të nxitë progresin ekonomik të vendit tonë. Është e rëndësishme të sqarojmë kornizën financiare: Plani i Rritjes siguron rreth 750 milionë euro përmes këtij instrumenti, dhe mjetet do të shpërndahen në varësi të progresit në realizimin e reformave kyçe.

Këto reforma, të cilat fokusohen në sfera si transformimi digjital, qeverisjen e përmirësuar dhe përforcimin e sundimit të së drejtës, nuk janë vetëm formalitet burokratik. Ato janë thelbësore për krijimin e një mjedisi më konkurrent dhe më atraktiv për biznesin. Për shembull, siç është e përshkruar në konceptin e dhënë për këtë punëtori, deri në dhjetor të vitit 2025, 100 procedura administrative duhet të jenë të disponueshme në internet.

Në përfundim, projektet dhe reformat e iniciuara nga koalicioni VLEN janë një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, duke krijuar mundësi për rritjen e sektorit privat dhe përmirësimin e kushteve për biznes. Pa përjashtuar dhe rritjen e kushteve për punëtorët. Pjesëmarrja në Planin e Rritjes të BE-së dhe angazhimi për transformimin digjital dhe përmirësimin e qeverisjes janë elemente kyçe që do të nxisin rritjen e konkurrencës dhe të standardeve jetësore për të gjithë qytetarët.

Marketing