LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të VMRO-së

Pucko Petrol ka qenë furnizues i preferuar i komunave të udhëhequra nga OBRM-PDUKM-ja për një periudhë të gjatë, vite më parë, thonë nga LSDM.

“Me vetëm tri kontrata të lidhura me komunën e Manastirit, ku kryetar është Konjanovski nga OBRM-PDUKM, në këtë kompani kanë përfunduar gati 240 mijë euro.

Këto janë vetëm 3 nga mbi 170 marrëveshjet e tenderit që komunat dhe institucionet e drejtuara nga OBRM-PDUKM kanë lidhur me Pucko Petrol.

Publiku e di se ky është një biznes që ka lindur në kohën kur OBRM-PDUKM dhe BDI ishin në koalicion.

“OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski të dalin para qytetarëve dhe të përgjigjen se sa miliona para publike përmes komunave, ministrive dhe institucioneve të tjera që menaxhojnë kanë përfunduar në Pucko Petrol? – thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Marketing