Dita “D” e protestave në Serbi: Ja çfarë thotë Stoilkoviqi

Sot është dita “D” për protestat në Serbi.

Përmes rrjeteve sociale, është prononcuar edhe Ivan Stoilkoviqi, pjesë e koalicionit qeveritar dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve.

Gjatë një shkrimi në Facebook në gjuhën serbe, Stoilkoviqi, thotë se një pjesë e popullatës së manipuluar serbe me ndihmën e sistemit ndërkombëtar në largim, dëshiron të imponojë destabilizimin e Serbisë apo sic thotë që vëllai ta godas vëllanë.

Por, Stoilkoviqi, shprehet i bindur se Serbia ka mekanizma për t`u mbrojtur dhe se protestuesit duhet ta dijnë se askush nuk e ka mposhtur shtetin.

Ai shprehet në një vijë me Presidentin serb Vuçiq se protestat në Serbi bëhen që të mos mbrohet Kosova dhe mos të ndihmohet Republika Sërpska.

“Asgjë e rastit, gjakpirësve nga e kaluara u duhet destabilizimi i Serbisë, që më lehtë të përballen me Republika Sërpska, të kryejnë dëbimin final të vëllezërve tanë nga Kosova dhe të kthejnë popullin e Serbisë dhe serbët e rajkonit në pozitat e viteve të 90-ta. Shpresoj se si popull kemi marrë mësime që të njohim kurthet dhe sërish nuk do të përsëritim klasën” – shkruan në Facebook, Ivan Stoilkoviq, kreu I PDS-së, pjesë e koalicionit qeveritar në Qeverinë Mickoski.

Marketing