Me emërimin e Masar Omeragiqit në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Drilon Ganiu u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i FFM-së.
“Periudha e kaluar ka qenë një sfidë e vërtetë për federatën tonë.
Thelbin e sfidës e mësuam në tre muajt e fundit me ardhjen e Masar Omeragic. Energjinë që ai solli ndihet nga të gjithë. Jam i bindur se ajo energji do të zgjasë dhe do të sjellë rezultate. Të gjithë së bashku, të bashkuar dhe të fokusuar, ne ecim përpara me një plan se si të përballemi me sfidat në rrugën drejt suksesit.
Për ne këto janë sfida, jo probleme. Është e rëndësishme të mbetemi transparent dhe të respektojmë njerëzit që punojnë në futboll. Ne kemi strategjinë tonë të përgjithshme, një strategji për futbollin e femrave dhe do të ndjekim objektivat që kemi vendosur. Faleminderit UEFA-s dhe FIFA-s për mbështetjen e tyre”, tha Ganiu.