Mexhiti: Do ta ndihmojmë Likovën me menaxhimin e deponive të egra!

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti thotë se pa marrë parasysh se të kujt janë kompetencat, do t’i dalë në ndihmë komunës së Likovës në lidhje me asgjësimin e deponive të egra. Sa i përket planit për deponitë rajonale, Mexhiti tha se shumë shpejtë do të nisin punimet fillimisht për deponinë në Shën Nikollë dhe Manastir, më pas edhe në Pollog.

“Pa marrë parasysh ingirencat e kujt janë, do ta ndihmojmë edhe komunën e Likovës, edhe qytetarët e Likovës me deponitë e egra, ndërsa sa i përket deponive rajonale, të cilat kanë qenë të bllokuara, dy kredi, pra njëra është nga BERZH dhe tjetra nga Banka Evropiane për Investim, sepse në të kaluarën më me rëndësi e kanë pasur se kush i udhëheq komunat, a janë të partisë së tyre apo jo, për ne janë me rëndësi qytetarët, prandaj ka zhvillim mjaft të madh sa i përket projekteve infrastrukturore, të infrastrukturës nëntokësore nëpërmjet Bankës Evropiane për Investim dhe Bankës Evropiane për Zhvillim. Mendoj se shumë shpejtë do të jemi dëshmitarë në fillimin e punimeve në Sveti Nikollë me deponinë rajonale, po punojmë në deponinë e Manastirit dhe do të vazhdojmë në Pollog dhe gjitha të tjerat”, tha mes tjerash Mexhiti.

Marketing