Muzikanti i ri, bateristi Gjorgji Gjorgiev nga Strumica, e humbi jetën në zjarrin tragjik që shpërtheu herët në mëngjes në një diskotekë në Koçani.
Sipas asaj që shkroi në Facebook vëllai i tij, Dimitar Gjorgiev, Gjorgji ishte shumë i vlerësuar dhe i respektuar nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Gjorgji do të mbahet mend si një muzikant i ri dhe premtues, i cili e ndante pasionin e tij për muzikën me të gjithë përreth. Gjithmonë pozitiv, i buzëqeshur dhe i motivuar për të krijuar diçka të bukur, ai ishte frymëzim për shumë talente të rinj”, shkruhet në rrjetet sociale.