Ditë zie në familjen Thaçi.
Mësohet se në QKUK ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ishte i shtrirë në spital për një kohë të gjatë, por ditëve të fundit i ishte rënduar gjendja me çka edhe u vizitua nga Hashim Thaçi.
Thaçi ishte lejuar nga Gjykata në Hagë që ta vizitojë babain e tij, edhe pse paraprakisht i qenë refuzuar dy kërkesa.
Kujtojmë që Hashim Thaçi ndohet në Hagë./TV21