Ministri Taravari viziton pacientët e plagosur në Selanik: Gjendja e tyre është stabile

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka vizituar sot në orët e hershme të mëngjesit pacientët e shtruar në spitalet e Selanikut pas tragjedisë së ndodhur në diskotekën në Koçanë.

Ai ishte i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, dhe Dr. Ilir Vela, ndërsa pas daljes nga spitalet “G. Papanikolaou General Hospital” dhe Spitali Ushtarak në Selanik, njoftoi se pesë pacientët e shtruar atje janë në gjendje stabile.

“Falënderoj kolegët tanë të Selanikut, popullin dhe qeverinë greke për përkushtimin dhe ndihmën e tyre! Do ju mbajmë të informuar për pacientët e tjerë,” shkroi Taravari.

Greqia ka ofruar mbështetje për trajtimin e të plagosurve nga tragjedia, ndërsa autoritetet shëndetësore vazhdojnë të ndjekin nga afër gjendjen e pacientëve.

Marketing