Premtuam luftë kundër krimit, premtuam hetim i të gjitha gjendjeve aktuale. Dua ta informoj opinionin për aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Qeverisë, të cilat kanë të bëjnë me dy pika:
E para ka të bëjë me aktivitetet e ndërmarra nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe e dyta me informacionin mbi situatën e akomodimit të familjeve të atyre që janë hospitalizuar jashtë shtetit.
Në territorin e shtetit janë kryer rreth 50 kontrolle gjatë datave 16 dhe 17.03.2025 në objekte hotelierike që kanë licencë për punë si kabare, klub nate, disko-klub dhe disko-klub në ambient të hapur.
Në momentin e mbikëqyrjes, subjektet nuk ushtrojnë veprimtari, gjë që është e kuptueshme për shkak të shpalljes së zisë shtatëditore. Megjithatë, bazuar në të dhënat me të cilat disponon Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe kontaktet e realizuara me personat përgjegjës të vetë objekteve hotelierike, janë siguruar dokumentet e nevojshme për mbikëqyrjen.
Sipas këtyre kontrolleve, janë paraqitur licenca të vlefshme për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike, të cilat janë gjithsej 22 në gjithë territorin e shtetit, ndërsa 15 licenca rezultojnë të skaduara.
Në Shkup ka 13 objekte, nga të cilat vetëm 2 kanë licenca të vlefshme (për kabare), 8 kanë licenca të skaduara, ndërsa 3 nuk kanë fare licencë.
Në Kumanovë ka 3 objekte, të gjitha me licenca të vlefshme për kabare.
Në Shtip, Vinicë dhe Dellçevë, nga një objekt është regjistruar si kabare dhe të gjithë posedojnë licenca të vlefshme.
Në Strumicë ka 4 objekte: 2 me licenca të vlefshme për disko-klub, 1 me licencë të vlefshme për disko-klub në ambient të hapur dhe 1 me licencë të skaduar.
Në Gjevgjeli ka një objekt me licencë të skaduar.
Në Veles ka një objekt me licencë të vlefshme për disko-klub.
Në Manastir ka katër objekte – tre me licenca të vlefshme për kabare dhe një me licencë të vlefshme për disko-klub në ambient të hapur.
Në Prilep ka dy objekte dhe të dy janë me licenca të skaduara.
Në Kavadar ka një objekt me licencë të vlefshme.
Në Veles ka një objekt me licencë të vlefshme për kabare.
Në Negotinë ka një objekt me licencë të skaduar.
Në Ohër ka katër objekte – dy me licenca të vlefshme, një me licencë të vlefshme për disko-klub dhe një objekt pa licencë.
Në Kërçovë ka një objekt me licencë të vlefshme për kabare.
Në Gostivar ka një objekt me licencë të skaduar.
Në Tetovë ka gjashtë objekte, nga të cilat për katër nuk ka të dhëna, ndërsa dy kanë licenca të skaduara.
Gjithashtu, dua ta informoj opinionin se sot Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren dhe po kontrollon të gjitha 22 objektet që kanë licencë të vlefshme për të verifikuar nëse i plotësojnë kushtet minimale teknike që kërkohen për ta marrë atë licencë. Së bashku me institucionet e tjera kompetente, për këtë do të dalim me informacione shtesë pasi të përfundojë mbikëqyrja e plotë.
Për të gjitha objektet e tjera, të cilat kanë licenca të skaduara ose nuk kanë fare licencë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka marrë vendim për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë së tyre deri në sigurimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe deri në verifikimin e kushteve teknike minimale për ushtrimin e veprimtarisë, me qëllim që të mund të pajisen me licencë shtesë.
Në Ministrinë e Ekonomisë po kryhet verifikim i licencave për të parë nëse ka ndonjë rast të keqpërdorimit të dokumentacionit arkivor, pra nëse ndonjë licencë është regjistruar mbi ndonjë bazë tjetër.
Dua ta informoj opinionin për atë që e paralajmëruam dje, që do të merret dhe do të zyrtarizohet vendimi për ndihmën ndaj familjeve për transport dhe akomodim.
Sot Qeveria e ka zyrtarizuar këtë vendim dhe ka obliguar Ministrinë e Financave që të sigurojë mjete në vlerë prej 30 milionë denarësh, të cilat duhet t’i transferohen Shërbimit për Punë të Posaçme dhe Çështje të Përbashkëta.
Në këtë moment mund ta informojmë opinionin se janë siguruar transporti dhe akomodimi për 58 persona. Ky vendim do të vlejë edhe për ata që janë larguar para miratimit të tij dhe do të mund të marrin pagesë shtesë në mënyrë retroaktive.
Këto janë zhvillimet aktuale që u komunikuan si informacione në mbledhjen e sotme të Qeverisë dhe këto janë konkluzionet që u morën. Qëndrojmë të përkushtuar dhe do ta informojmë opinionin në mënyrë transparente për të gjitha hapat e ndërmarrë.