Vazhdon trajtimi i pacientëve brenda vendit dhe jashtë

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se ekipet mjekësore të institucioneve shëndetësore janë plotësisht të angazhuara edhe sot për të ofruar kujdesin e duhur mjekësor për të gjithë pacientët.

Aktualisht, numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat dhe spitalet e vendit është si më poshtë:
• Klinika e Kirurgjisë Plastike – 10 pacientë
• Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë
• Klinika e Kirurgjisë Torakale – 4 pacientë
• Traumatologjia – 2 pacientë
• Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë
• KARIL – 13 pacientë
• Klinika e Pulmologjisë – 2 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm në Shtip – 2 pacientë
• Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë
• Klinika e Kirurgjisë “Shën Naum Ohri” – 11 pacientë

Sipas informacioneve nga qendrat mjekësore në Austri, nga gjashtë pacientët e trajtuar, pesë janë në terapi intensive në gjendje stabile, ndërsa një është transferuar në repartin e mjekësisë së brendshme.
Në Lituani, katër pacientë janë në terapi intensive dhe janë në gjendje stabile.
Pesë pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët u dërguan për trajtim në Ankara, Turqi, nga sot mund të marrin frymë vetë.

Në Serbi po trajtohen 30 pacientë, të cilët janë në terapi intensive dhe janë në gjendje stabile.
Në institucionet shëndetësore në Bullgari janë duke u trajtuar 14 pacientë, nga të cilët shtatë janë në kujdes intensiv, ndërsa të tjerët kanë djegie më të lehta dhe mund të marrin frymë vetë.

Në Greqi po trajtohen tetë pacientë, të cilët janë në gjendje stabile dhe me përmirësim nga dita e mëparshme.

Gjatë natës pritet që disa pacientë të dërgohen në qendra mjekësore evropiane, për çka Ministria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje për mbështetjen e ofruar që nga momenti i parë nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Marketing