Mexhiti:Po rishikohen të gjithë vendimet, do të parandalojmë tragjeditë e tilla të mos përsëriten

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhieti, ishte mysafir në TV Kanal 5 në emisionin maratonik të kushtuar tragjedisë së Koçanit. Mexhiti ka theksuar se çfarëdo që të thuash për këtë tragjedi nuk është e mjaftueshme për të përshkruar dhimbjen dhe gjithçka që duhet është e pamjaftueshme.

Marketing

“Kjo tragjedi ka bashkuar të gjithë dhe keqardhje kanë ndjerë edhe fqinjët. Të gjithë jemi bashkuar dhe kemi ndjerë dhimbje në këtë tragjedi, Solidarizimi ka ardhur nga të gjithë anët për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Është për t’u përshëndetur që kemi shtet të së drejtës dhe kemi persona që tani më do të mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi. Për fat të keq në periudhë të shkurt kishim situata të ngjashme, ku mendoj se edhe për ato tragjedi duhet të kemi rishikim dhe personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi. Se vetëm kështu, do të dërgojmë mesazh deri te të gjithë që kanë detyrë zyrtare të jenë në nivelin e duhur dhe të mos bëjnë lëshime, pasi në moment mund të duket e vogël por pasojat mund të jenë të mëdha në të ardhmen”, u shpreh Mexhiti.

Zëvendëskryeministri shtoi se po rishikohen të gjithë vendimet dhe po merren masa parandaluese që të mos ndodhin asnjëherë më këto tragjedi.

Marketing