Skuadra e Chicago Bulls shënoi fitore të çmendur ndaj Los Angeles Lakers në NBA.
Lakers ishin duke fituar me rezultatin 115-110 vetëm 9 sekonda para se të përfundonte ndeshja, shkruan Indeksonline
Dhë më pas ndodhi “çmenduria”. Fillimisht rezultati i u bë 115-113 dhe pas një gabimi trashanik nga LeBron James shifrat u bën 115-116.
Lakers e kishte aksionin e fundit, të cilët shkuan sigurt për të shënuar një dyshe, duke çuar rezultatin në 117-116.
Por, vetëm një sekond pa u mbyllur ndeshja, me një treshe nga distanca skuadra e Chicagos shënoi fitore me shifrat 117-119.
Basketbollisti me më së shumti pikë në këtë ndeshje ishte Reaves i Lakers, që shënoi 30 pikë, një kërcim dhe tri asiste.
Kurse te Chicago më i miri ishte White me 26 pikë, tri kërcime dhe nëntë asistime.